Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi mbyllur me sukses programin tonë Filozofia Për Fëmijë, program i implementuar nga ETEA në bashkëpunim me Shoqata e Filozofëve të Kosovës, nën mentorimin e Taulant Gashi.
Gjatë tre muajve të fundit, ne kemi diskutuar dhe kemi provokuar mendime rreth etikës, multikulturalizmit e teknologjisë, kemi zhvilluar lojëra të ndryshme, si dhe kemi aplikuar strategjinë e lexim-kuptimit, duke punuar me librin “Dita e çmendur e profesor Kantit”. Ky ishte një rrugëtim i shkëlqyer për të gjithë ne.
Shfrytëzojmë rastin për të uruar përzemërsisht të gjithë fëmijët që përfituan nga programi ynë. Përkushtimi, entuziazmi dhe gatishmëria e tyre për t’u përfshirë në biseda e kanë bërë këtë përvojë të veçantë për secilin prej nesh.
Si vlerësim për punën dhe përparimin e fëmijëve në temat filozofike, ne i shpërblyem ata me nga një certifikatë në fund të këtij programi. Jemi krenarë me secilin prej tyre dhe shpresojmë që njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes P4C t’i shfrytëzojnë sa më mirë në të ardhmen.