“Logjika” është moduli i dytë që zhvillohet në kuadër të programit “P4C – Filozofia për Fëmijë”.
Javën e kaluar, në kuadër të këtij moduli, u shtjellua tema e gjuhës – si mjeti kryesor përmes të cilit shprehim mendimet dhe idetë tona.
Përmes lojërave, leximeve të përbashkëta dhe debateve, programi P4C i ndihmon fëmijët të zhvillojnë mendimin kritik, i nxit të bëjnë pyetje dhe ta kultivojnë kureshtjen, si dhe të analizojnë ide e pikëpamje të ndryshme.
Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” është konceptuar dhe zhvilluar në Amerikë dhe Britani të Madhe dhe zbatohet në Kosovë nga organizata EETEAnë bashkëpunim me SShoqata e Filozofëve të Kosovës Ky program realizohet në kuadër të programit të Qendrës “Libart” me mbështetje nga Zyra Zvicrane e Kosovës.
Linku për aplikim: https://forms.gle/wSgUGL5YBr1wBAmo7