Fëmijët e programit P4C (Filozofia për Fëmijë) shënuan Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë me një sesion leximi përmes strategjive të Lexim/Kuptimit!
“Çfarë zbulimi” është një libër i këndshëm që i çon lexuesit e rinj në një udhëtim nëpër disa nga shpikjet më të rëndësishme në histori, nga rrota deri tek interneti.
Filozofët tanë të vegjël të zhytur në histori bënin pyetje dhe ndanin mendimet e tyre, diku duke u pajtuar e diku jo. Për ne, janë pikërisht këto momente që na sjellin në pah rëndësinë e kultivimit të kulturës së leximit që në moshë të hershme.
Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” është konceptuar dhe zhvilluar në Amerikë dhe Britani të Madhe dhe zbatohet në Kosovë nga organizata ETEA në bashkëpunim me Shoqata e Filozofëve të Kosovës. Ky program realizohet në kuadër të programit të Qendrës “Libart” me mbështetje nga Zyra Zvicrane e Kosovës.
Linku për aplikim: https://forms.gle/wSgUGL5YBr1wBAmo7