Të mërkurën patëm mundësinë që së bashku me profesoreshën Linda Gusia të zhvillojmë një diskutim mbi muzetë dhe reprezentimin si dhe për metodat dialoguese dhe pjesëmarrëse në art.
Profesoresha Gusia theksoi se muzetë nuk duhet të jenë thjesht hapësira për të përkujtuar të kaluarën, por përkundrazi, ata duhet të shërbejnë si institucione dinamike që ofrojnë platforma për individët që të angazhohen në mënyrë aktive me përmbajtjen që ofrojnë. Sipas saj, qëllimi parësor i muzeve është edukimi dhe ky edukim duhet të jetë gjithmonë i ndërthurur ngushtë me pasqyrimin e ngjarjeve në mënyrë sa më reale.
Gjithashtu u diskutua edhe për metodologjinë PAR. PAR ose Hulumtimi me Pjesëmarrje Aktive, është një qasje që përfshin hulumtimin bashkëpunues, duke nxitur pjesëmarrësit të kontribuojnë në mënyrë aktive në procesin e hulumtimit. Kjo metodë vlerëson perspektivat dhe përvojat e të gjithë të përfshirëve, duke e theksuar hulumtimin si të orientuar drejt procesit jo vetëm tek rezultati final.
Programi i Qendrës “Libart” (ed. 4) zhvillohet nga organizata ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani-Prishtinë me mbështetjen e Kryeqyteti Prishtina.