Një natë e mbushur me art dhe frymëzim

Me iniciativën e Drejtorisë së Kulturës së Komunës së Prishtinës, ETEA në bashkëpunim me Biblioteka Hivzi Sulejmani-Prishtinë, u kujdesën për ta shndërruar këtë të fundit një një kënd të të veçantë ku poezia dhe muzika u bashkuan për të festuar ardhjen e pranverës dhe Ditën Ndërkombëtare të Poezisë.

Fjalët hapëse nga drejtoresha e kulturës së Komunës së Prishtinës, Sibel Halimi, na e rikujtuan se si arti na bën më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

???? Poetët e poetet Donika Dabishevci, Halil Matoshi, Lulzim Tafa, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj dhe Shpëtim Selmani na udhëhoqën në një udhëtim emocional dhe intelektual, duke ndarë me ne krijimet e tyre më të veçanta.

????Mes leximeve poetike, notat e kitarës së Genc Krasniqit nga Shkolla e Muzikës dhe e Artit “Misbah& Friends” shtuan një dimension të ri në mbrëmje.

Programi i Qendrës “Libart” zhvillohet nga organizata ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë me mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.