Ora e leximit në P4C
Fëmijët e programit P4C (Filozofia për Fëmijë) shënuan Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë me një sesion leximi përmes strategjive të Lexim/Kuptimit! “Çfarë zbulimi” është një libër i këndshëm që i çon lexuesit e rinj në një udhëtim nëpër disa nga shpikjet më të rëndësishme në histori, nga rrota deri tek interneti. Filozofët tanë të vegjël të zhytur në histori bënin pyetje dhe ndanin mendimet e tyre, diku duke u pajtuar e diku jo. Për ne, janë pikërisht këto momente që na sjellin në pah rëndësinë e kultivimit të kulturës së leximit që në moshë të hershme. Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” është konceptuar dhe zhvilluar në Amerikë dhe Britani të Madhe dhe zbatohet në Kosovë nga organizata ETEA në bashkëpunim me Shoqata e Filozofëve të Kosovës. Ky program realizohet në kuadër të programit të Qendrës “Libart” me mbështetje nga Zyra Zvicrane e Kosovës. Linku për aplikim: https://forms.gle/wSgUGL5YBr1wBAmo7
P4C – Logjika
“Logjika” është moduli i dytë që zhvillohet në kuadër të programit “P4C – Filozofia për Fëmijë”. Javën e kaluar, në kuadër të këtij moduli, u shtjellua tema e gjuhës – si mjeti kryesor përmes të cilit shprehim mendimet dhe idetë tona. Përmes lojërave, leximeve të përbashkëta dhe debateve, programi P4C i ndihmon fëmijët të zhvillojnë mendimin kritik, i nxit të bëjnë pyetje dhe ta kultivojnë kureshtjen, si dhe të analizojnë ide e pikëpamje të ndryshme. Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” është konceptuar dhe zhvilluar në Amerikë dhe Britani të Madhe dhe zbatohet në Kosovë nga organizata EETEAnë bashkëpunim me SShoqata e Filozofëve të Kosovës Ky program realizohet në kuadër të programit të Qendrës “Libart” me mbështetje nga Zyra Zvicrane e Kosovës. Linku për aplikim: https://forms.gle/wSgUGL5YBr1wBAmo7
Përmbyllja e programit P4C
Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi mbyllur me sukses programin tonë Filozofia Për Fëmijë, program i implementuar nga ETEA në bashkëpunim me Shoqata e Filozofëve të Kosovës, nën mentorimin e Taulant Gashi. Gjatë tre muajve të fundit, ne kemi diskutuar dhe kemi provokuar mendime rreth etikës, multikulturalizmit e teknologjisë, kemi zhvilluar lojëra të ndryshme, si dhe kemi aplikuar strategjinë e lexim-kuptimit, duke punuar me librin “Dita e çmendur e profesor Kantit”. Ky ishte një rrugëtim i shkëlqyer për të gjithë ne. Shfrytëzojmë rastin për të uruar përzemërsisht të gjithë fëmijët që përfituan nga programi ynë. Përkushtimi, entuziazmi dhe gatishmëria e tyre për t’u përfshirë në biseda e kanë bërë këtë përvojë të veçantë për secilin prej nesh. Si vlerësim për punën dhe përparimin e fëmijëve në temat filozofike, ne i shpërblyem ata me nga një certifikatë në fund të këtij programi. Jemi krenarë me secilin prej tyre dhe shpresojmë që njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes P4C t’i shfrytëzojnë sa më mirë në të ardhmen.