Linda Gusia -Mbi muzetë dhe reprezentimin

Të mërkurën patëm mundësinë që së bashku me profesoreshën Linda Gusia të zhvillojmë një diskutim mbi muzetë dhe reprezentimin si dhe për metodat dialoguese dhe pjesëmarrëse në art. Profesoresha Gusia theksoi se muzetë nuk duhet të jenë thjesht hapësira për të përkujtuar të kaluarën, por përkundrazi, ata duhet të shërbejnë si institucione dinamike që ofrojnë platforma për individët që të angazhohen në mënyrë aktive me përmbajtjen që ofrojnë. Sipas saj, qëllimi parësor i muzeve është edukimi dhe ky edukim duhet të jetë gjithmonë i ndërthurur ngushtë me pasqyrimin e ngjarjeve në mënyrë sa më reale. Gjithashtu u diskutua edhe për metodologjinë PAR. PAR ose Hulumtimi me Pjesëmarrje Aktive, është një qasje që përfshin hulumtimin bashkëpunues, duke nxitur pjesëmarrësit të kontribuojnë në mënyrë aktive në procesin e hulumtimit. Kjo metodë vlerëson perspektivat dhe përvojat e të gjithë të përfshirëve, duke e theksuar hulumtimin si të orientuar drejt procesit jo vetëm tek rezultati final. Programi i Qendrës “Libart” (ed. 4) zhvillohet nga organizata ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani-Prishtinë me mbështetjen e Kryeqyteti Prishtina.

DitA Ndërkombëtare e Poezisë

Një natë e mbushur me art dhe frymëzim Me iniciativën e Drejtorisë së Kulturës së Komunës së Prishtinës, ETEA në bashkëpunim me Biblioteka Hivzi Sulejmani-Prishtinë, u kujdesën për ta shndërruar këtë të fundit një një kënd të të veçantë ku poezia dhe muzika u bashkuan për të festuar ardhjen e pranverës dhe Ditën Ndërkombëtare të Poezisë. Fjalët hapëse nga drejtoresha e kulturës së Komunës së Prishtinës, Sibel Halimi, na e rikujtuan se si arti na bën më të ndjeshëm dhe më të bashkuar. Poetët e poetet Donika Dabishevci, Halil Matoshi, Lulzim Tafa, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj dhe Shpëtim Selmani na udhëhoqën në një udhëtim emocional dhe intelektual, duke ndarë me ne krijimet e tyre më të veçanta. Mes leximeve poetike, notat e kitarës së Genc Krasniqit nga Shkolla e Muzikës dhe e Artit “Misbah& Friends” shtuan një dimension të ri në mbrëmje. Programi i Qendrës “Libart” zhvillohet nga organizata ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë me mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

“Kapërce detet në krahët e imagjinatës”

“Kapërce detet në krahët e imagjinatës” ishte motoja inspiruese që shoqëroi festimet e Ditës Botërore të Librit për Fëmijë dhe të Rinj, një ngjarje e organizuar nga Biblioteka Hivzi Sulejmani-Prishtinë dhe organizata ETEA. Në një atmosferë të ngrohtë, të mbushur me magjinë e fjalëve dhe imagjinatën pa kufij, Qendra LIBART u bë vendtakimi i dashamirëve të letërsisë së fëmijëve dhe të rinjve. Duke ju ofruar fëmijëve një platformë për të shprehur dhe ndarë krijimtarinë e tyre, kjo ngjarje bëri bashkë nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës, talentë të rinj të shkrimit dhe Karvanin e Shkrimtarve “Agim Deva”. Moment i veçantë ishte shpallja e fituesve të konkursit të tregimeve, të organizuar nga biblioteka, ku u shpallën dhe u ndanë tri çmime për tregimet më të mira, duke vlerësuar kështu përpjekjet dhe talentin e fëmijëve të përfshirë. Kjo ngjarje jo vetëm që shërbeu si një festë e librit dhe leximit por edhe si një dëshmi e fuqisë së librit për të bashkuar njerëzit rreth vlerave të përbashkëta të dijes dhe imagjinatës.

Qendra LIBART

Organizata etea ka realizuar projektin e ashtu quajtur ‘’Qendra për Edukim dhe Kulturë LIBART, që shërben si qendër multifunksionale ku qëllimi kryesor i së cilës është promovimi dhe kultivimi i kulturës së leximit përmes organizimit të ngjarjeve artistike dedikuar letërsisë dhe filozofisë. E ndërtuar mbi konceptin e bashkëdyzimit të aktiviteteve atraktive dhe ekspozimin ndaj librave në forma të ndryshme dhe emancipimin kulturor dhe social të të gjitha grupmoshave në komunën, me fokus të veçantë tek të rinjët. Me një program të begatë I përbërë nga aktivitete të ndryshme me karakter artistik, kulturor, filozofik dhe argëtues, kjo qendër synon që ta zgjerojë qasjen e qytetarëve në letërsi, duke ofruarn mundësi kreative të ndërthurjes së artit performativ me LIBART.