Gjatë këtyre 8 javëve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të kreativitetit dhe imagjinatës së pafund të fëmijëve, të cilët na kanë gëzuar me kurreshtjen e tyre për shkrimin dhe të shkruarit, me zellin për punë dhe me kapacitetin e tyre për të krijuar bota të reja përmes fjalëve.
Në këto punëtori, fëmijët kanë mësuar jo vetëm rregullat themelore të shkrimit kreativ, por edhe si të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre në mënyrë kreative. Ata kanë punuar në krijimin e tregimeve, ndërtimin e dialogjeve dhe teksteve të shkurtra, duke eksploruar temat, llojet dhe zhanret e ndryshme të letërsisë.
Ky program synon të rrisë aftësitë kreative dhe analitike të fëmijëve, të zhvillojë aftësitë e leximit të thellë, të zgjerojë shprehjen dhe të ndërtojë njohuri thelbësore rreth gjuhës dhe letërsisë.
Në fund të programit, shkrimet e fëmijëve që janë zhvilluar përgjatë punëtorisë do të botohen në një libërth.
Punëtoria “Shkrimi Kreativ për Fëmijë” zhvillohet nga organizata ETEA me mbështetje nga Kryeqyteti Prishtina.