Pas përfundimit të suksesshëm të 5 sesioneve individuale të mentorimit, javën e kaluar zhvilluam takimin përmbyllës me disa nga nxënësit/et përfitues/e të Programit P2P.

Ky takim u karakterizua me trajnimin mbi temën e komunikimit efektiv dhe menaxhimit të kohës si dhe ndarjen e certifikatave për mentorët dhe të mentoruarit e programit.

ETEAnë veçanti falënderon të gjithë mentorët e projektit tonë, të cilët me dashamirësinë dhe këshillat e tyre kanë ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e nxënësëve të mentoruar si dhe të gjithë nxënësit/et pjesëmarrës/e nga SHFMU ” Daut Bogujevci”; SHFMU “Selman Riza” Fushë Kosovë; SHF&MU “Dr.Ibrahim Rugova ” Podujevë; SHFMU “Naim Frashëri”, Podujevë – Faqja Zyrtare.

Peer-to-Peer (P2P) Mentoring Program u implementua nga organizata ETEA me mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit – Zyra për Çështje të Komuniteteve.